Kukësi kualifikohet në raundin e parë të Champions League, pas barazimit 1 me 1 në Maltë, kundër Valetës. Pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi”, skuadra verilindore kaloi në fazën tjetër falë golit në fushën kundërshtare.

Golit të Santiagos në minutën e 67-të, iu përgjigj gjeorgjiani Dzaria për Kukësin. Ndryshe nga ndeshja e parë, skuadrën sot e drejtoi Armando Cungu, i cili zëvendëson ish-trajnerin Pakult.

Tv Klan