Përveç kujdesit për fytyrën është shumë e rëndësishme edhe kujdesi për gjithë trupin, pasi lëkura ka nevojë për kujdes të barabartë.

Kujdesi për gjithë lëkurën është e rëndësishme për të hequr qafe qelizat e vdekura dhe tonin e thatë të saj. Aplikimi i maskave të ndryshme për pastrimin e trupit, jo vetëm që heq papastërtitë, por gjithashtu e bën lëkurën më të butë dhe më të shëndetshme.

Lëkurë e ndjeshme

Për lëkurë të ndjeshme, keni nevojë për një pastrim të butë dhe të efektshëm. Ndonjëherë, përdorimi i një pastrimi të fortë në lëkurë të ndjeshme mund të çojë në skuqje dhe çarje.

Për një maskë efikase, ju duhet gjysmë filxhani tërshërë dhe një lugë çaji mjaltë. Përzjejini me disa pika ujë dhe pas aplikimit do shikoni efektin e saj qetësues në lëkurë. Kjo maskë largon qelizat e vdekura dhe e hidraton atë.

Lëkurë e yndyrshme

Lëkura vajore ka nevojë për një trajtim të të kujdesshëm.Toni vajor është rezultat i poreve të bllokuara të lëkurës. Prandaj ju duhet një pastrim që do të hapë këto pore të bllokuara.

Për këtë maskë ju duhet një filxhan miell, një lugë çaji shafran i indisë dhe një filxhan kos.

Mielli ndihmon në pastrimin e strukturës vajore, duke e bërë lëkurën të butë, të pastër dhe të hidratuar. Shafran i Indisë vepron si një anti-inflamator dhe i jep një shkëlqim natyral lëkurës./tvklan.al