“Nuk ka asnjë element që t’i vërtetojë”

Kukësi mohon të jetë i përfshirë në trukim ndeshjesh. Ekipi nënkampion i Shqipërisë hedh poshtë pretendimet se fitorja 3-1 me Kastriotin në javën e fundit të kampionati të jetë një rezultat i pacaktuar, siç u tha në median sportive. Të dhënat e dala nga sistemi i monitorimit të ndeshjeve që përdor UEFA klubi i Kukësit i kundërshtoi me anë të një reagimi zyrtar.    

“Deklarojmë me përgjegjësi se nuk ka asnjë element që të vërtetojë këtë akuzë. Ekipi ynë e ka pasur jetike këtë ndeshje, për të siguruar vendin e dytë në Kategorinë Superiore dhe për të qenë i sigurt në pjesëmarrjen e kupave të Europës.”

Në reagimin e klubit të Kukësit shkruhet se edhe më parë ka pasur hetim për të tilla pretendime, por ku nuk është vërtetuar asnjë akuzë. Dyshimet u hodhën poshtë edhe nga Kastrioti, ekip që zbriti në Kategorinë e Parë në fund të sezonit të kaluar.

Jo në pak raste kampionati shqiptar është vënë në shënjestrën e UEFA-s me akuza për trukim ndeshjesh. Delja e zezë e ekipeve shqiptarë është Skënderbeu, që është dënuar me 10 vjet pezullim nga aktivitetet europiane dhe 1 milionë euro gjobë. 

Klubi këmbëngul se është i pastër dhe se do ta ndjekë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës edhe pas humbjes në KAS.

Tv Klan