Trajneri Longo: Duhet fitore me Laçin

Kukësi i Diego Longos po tregohet skuadra më e qëndrueshme dhe me ecurinë më të mirë në këtë sezon. E ngritën lojën në çdo ndeshje dhe tashmë janë një rrezik për të gjithë kundërshtarët. Megjithatë trajneri Italian, është kokulur.

“Nuk trembemi nga Laçi, kemi gjetur balancën në lojë. Gjatë fazës së parë Laçi na barazoi për gabimet tona. Duhet të japim maksimumin duke ditur forcën që ka Laçi dhe të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje. Forca jonë është grupi. Javë pas jave po rritemi dhe duhet të përmirësojmë disa gjëra në menaxhimin e ndeshjeve. Kam shumë besim te skuadra ime”.

Por a e sheh Longo se titulli kampion këtë sezon është i arritshëm për skuadrën e tij?

“Jam shumë i lumtur, sepse është ëndërr dhe ambicie, por ne nuk jemi si ekipet e tjera. Vetëm tre lojtarë të Tiranës, vlejnë sa i gjithë ekipi i Kukësit. Edhe Dinamo ishte për titull, por ja ku është tani. Ne do të luftojmë ndeshje pas ndeshjeje, nëse vjen titulli, e mirëpresim”.

Kukësi – Laçi që do të luhet në Air Albania do të mbyllë javën e 12 të kampionatit.

Tv Klan