Kunatat e dhunonin në sy të bashkëshortit, por ai nuk reagonte

Kunatat e dhunonin në sy të bashkëshortit, por ai nuk reagonte

13:58 24/02/2020

Vëllai: Ishte e nxirë totalisht

Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një 44-vjeçareje, e cila prej një kohe të gjatë nuk shikon fëmijët e saj.

Flutura Shabanaj është nënë e 3 fëmijëve dhe që nga viti 2015 është diagnostikuar me skelerozë të shumfishtë. Për shkak të sëmundjes, ajo në studio ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, Pëllumb Gjoka.

Vëllai rrëfeu se motra e tij dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga kunatat e saj para syve të bashkëshortit, por ai nuk reagonte.

Mirela Milori: Sa vjet martesë ke patur Flutura?

Flutura Shabanaj: 17 vjet!

Mirela Milori: Nga kjo martesë ke tre fëmijë?

Flutura Shabanaj: Po!

Mirela Milori: Pëllumb kur filloi t’i shfaqet sëmundja Fluturës?

Pëllumb Gjoka: Rreth vitit 2013, pastaj në 2014 filluan debatet, mosmarrëveshje dhe nuk u interesuan fare se është sëmurë, se është nusja e shtëpisë, as se është nusja e vet.

Mirela Milori: Simptomat i kishte që para lindjes?

Pëllumb Gjoka: Jo ajo ka qenë në rregull gjithmonë, s’ka patur asgjë. Ka bërë 4 fëmijë, se një vajzë i ka vdekur.

Mirela Milori: Ti si vëlla ke ditur që ka patur probleme Flutura në familje?

Pëllumb Gjoka: Jo asnjë problem, madje dhe ka punuar thoshin të gjithë jashtë mase.

Mirela Milori: Kur u përcaktua me sklerozën multiple?

Pëllumb Gjoka: Në 2015, se nuk i mbaj mend vitet ekzaktësisht, por rreth vitit 2015-2016.

Mirela Milori: Çfarë ju bëri përshtypje që e çuat tek doktori?

Pëllumb Gjoka: Shkoj lart se ishte sëmurë, e vizitoj, se ishte e dobët fizikisht, e shtroj dhe e mbajta unë tek shtëpia.

Mirela Milori: Çfarë i thanë mjekët?

Pëllumb Gjoka: Tip paralize, mund t’i ketë ardhur nga temperatura, nga stresi. Mbas kësaj goditjes, ata merreshim me thashetheme realisht, më thonin mua do ta shpërblejmë, do t’i japim lekët. E merrja doktorin e çoja tek shtëpia.

Mirela Milori: Fëmijët vinin e takonin të ëmën?

Pëllumb Gjoka: Fëmijët në atë kohë ishin të vegjël, shkonte kjo lart, sa bënte dy ditë-tre ditë e rrihnin, lajmëronin policinë.

Mirela Milori: Kush e rrihte?

Pëllumb Gjoka: E rrihnin kunatat, e rrihnin dhe merrnin në telefon na mbyti kunata, merrnin në telefon tek rajoni 4. Kam shkuar unë disa herë tek rajoni

Mirela Milori: Ato e godisnin Fluturën?

Pëllumb Gjoka: Po, po. Ka marrë raport 13 ditor dhe ishte në spital në gjendje të rëndë totalisht, e nxirë totalisht.

Mirela Milori: Kush e kishte kryer këtë akt?

Pëllumb Gjoka: Motrat e Çimit (burri). Mbasi u bë ky raporti dhe shkoi policia i mori, shkuam tek gjykata dhe kjo për hir të kalamajve i fali. Dhe ne e lamë, shkoi tek shtëpia.

Mirela Milori: Po mirë i shoqi ndërhynte kur kunata vepronte kështu?

Pëllumb Gjoka: Jo nuk ndërhynte fare!

Mirela Milori: Po mirë fole ti si vëlla me burrin e motrës, çfarë po ndodh?

Pëllumb Gjoka: I ka fajet motra jote më thoshte mua! Burri thoshte e rreh gruan./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi