Duka: Presim përgjigje nga FIFA dhe UEFA

Kupa “Nënë Tereza” shikohet si alternativa e vetme për të patur një kampionat mbarë shqiptar. Ky është mendimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, por për të arritur këtë qëllim, duhet leja nga FIFA dhe UEFA.

“Kupë mbarëkombëtare ku marrin pjesë të gjithë ekipet e çdo kategorie në Shqipëri dhe Kosovë. Kemi dorëzuar këtë dokumentacion. Jemi në pritje të përgjigjes. Kam besim që do të marrim një përgjigje pozitive nga FIFA dhe UEFA që ta fillojmë këtë aktivitet që në edicionin 2020-2021”, tha Duka.

Sipas projektit, do të luajnë 102 ekipe për një total më shumë se 200 ndeshje. Shpenzimet do të jenë të mëdha dhe për këtë arsye do të kërkohet mbështetje edhe nga qeveritë e dy vendeve. Ky aktivitet do të jetë i ndarë në dy faza, ajo e parë eliminatore dhe e dyta me 32 skuadra. Ndeshjet parashikohen të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Tv Klan