Kurti dhe Vuçit pritet që të takohen nesër në Bruksel




Kurti dhe Vuçit pritet që të takohen nesër në Bruksel

18:49 14/06/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet që të takohen nesër në Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë mes tyre dhe po shihet me vëmendje të madhe dhe nga ndërkombëtarët për produktin që do të prodhojë.

Takimi mes dy liderëve është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ku dhe ka bërë publike axhendën e ditës së nesërme.

Në fillim mësohet se do të jetë i Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borell, i cili do të takojë në fillim Kryeministrin e Kosovës dhe më pas Presidentin e Serbisë.

Më pas një tryezë e përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiç është planifikuar për në orën 11:00.

Pas takimit, në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i cili do të tregojë detaje nga takimi./tvklan.al





Të ngjashme