“Konfliktet në Ballkan, për shkak të autokracisë në Beograd”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë të jetë i vetëdijshëm për rrezikun e sigurisë në Ballkan dhe Evropë pas paralajmërimeve të inteligjencës amerikane rrezik të shtuar të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024. Thotë se SHBA-ja autokracia në Beograd është ajo që shkakton konflikte.

Albin Kurti: Konfliktet nuk janë nder-etnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jo demokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm ne lindje të Evropës janë në rrezik për sigurinë dhe paqen por natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA nuk mund ta di askush.

Sipas tij, Kosova është duke bërë të gjitha përpjekjet maksimale për sigurinë e vendit.

Albin Kurti: Ajo çfarë bëjmë ne është që përgatitemi maksimalisht atë çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë Qendër Shtetërore për Siguri Kibernetike për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty.

Në raportin e përvjetshëm të vlerësimit të kërcënimeve globale të sigurisë, Komuniteti i Intelegjencës Amerikane ka paralajmëruar ngritje të nivelit të rrezikut nga përshkallëzimi i mëtejshëm i dhunës në Ballkanin Perëndimor përgjatë vitit 2024, derisa përmenden tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në pjesën veriore të Kosovës që karakterizuan rajonin edhe gjatë vitit 2023. Në raport përmendet edhe Bosnjë e Hercegovina ku sipas tyre lideri i serbëve të Bosnjës Millorad Dodik synon shkëputjen de fakto të Republikës Serbe.

Tv Klan