Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, është personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që u arrestua këtë të shtunë pas shkëmbimit të zjarrit me forcat speciale RENEA. Ai është i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim.

Policia njoftoi sot se ndaj tij në 2018-n, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia e kishte shpallur si një prej 8 personave të konsideruar si më të rrezikshmit e Vlorës.

Xhevahir Jonuzi

Si ndodhi plagosja dhe më pas arrestimi i Jonuzit

Xhevahir Jonuzi u arrestua këtë të shtunë pas operacionit të koduar sipas fshatit ku ai kishte banesën, “Hoshtima”. Mësohet se kur 47-vjeçari pa forcat speciale teksa vendosnin perimetrin e sigurisë mori pistoletën dhe tentoi të largohej.

Pasi policia i bëri thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën, ai hapi zjarr ndaj tyre duke u rrezikuar jetën. Efektivët e RENEA-s iu kundërpërgjigjën në proporcion të drejtë plumbave të tij dhe e plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ai mori një plumb në këmbë, por falë ndihmës së parë të menjëhershme të efektivëve RENEA dhe dërgimit në spital është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al