Gjykata vendos masë më të lehtë sigurie për dy teë arrestuarit e tjerë

Vetëm njëri prej elektricistëve të arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës në Lushnjë është lënë në burg nga gjykata e këtij qyteti. Vilsi Liçi do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndërsa punonjësi tjetër i OSHEE  Mestan Zoto është lënë në arrest shtëpie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë për të arrestuarin tjetër, personin që punonte te pika e karburantit Mario Çela, togat e zeza vendosën masën detyrim paraqitje pasi ai akuzohet për moskallëzim krimi.

Në lidhje me laboratorin e zbuluar pak metra larg autostradës Fier Lushnjë te vendi i quajtur Pushimi i Shoferit vijon të mbetet në kërkim pronari i objektit, Ervin Rista, po ashtu edhe Lirim Serdani dhe Igli Borova.  Sipas policisë këta persona kishin përshtatur ambientet e një karburanti që ishte jashtë funksionit prej vitesh për të kultivuar lëndë narkotike. Gjatë operacionit Krutja u sekuestruan pajisjet që përdoreshin për rritjen e drogës si dhe një sasi fara kanabisi.

Klan News