Kurbinasit mundën Skënderbeun me golin e Xhixhës

Laçi është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim me fitoren 1-0 ndaj Skënderbeut. Ndeshja që pati raste për të dy ekipet i shkoi kurbinasve. Golin e shënoi Redon Xhixha në pjesën e dytë. Laçi përfitoi edhe nga ndalesat e kundërshtarëve në javën e 20-të.

Në takimin tjetër të ditës së hënë Bylisi barazoi 2-2 me Vllazninë. Përballja nisi vrullshëm, pasi u realizuan 3 gola në minutat e para. Mallakastriotët edhe pse kryesuan thuajse gjatë të gjithë pjesës së parë u dorëzuan në pak para ekipet të shkonin në pushim.

Renditja pas javës së 20 kryesohet nga Kukësi në kuotën e 38 pikëve, i ndjekur nga Tirana me 37. Të dy ekipet po kalojnë një periudhë të mirë, duke rivalizuar për kreun e Superligës. Përballja mes tyre do të luhet në javën e 23.

Tv Klan