Roli në “Wonder Woman” për një grua të jashtëzakonshme që beson tek dashuria

Aktorja Gal Gadot që së fundmi është bërë nënë për herë të tretë, në një intervistë për ‘Vanity Fair’ zbuloi një detaj për rolin që i ka shenjuar karrierën prej vitesh, atë të Wonder Woman.

Frymëzimi i saj për karakterin e personazhit shumë të njohur ka ardhur nga Princeshë Diana. Wonder Woman është një grua me një fuqi të jashtëzakonshme që ndihmon njerëzit dhe beson tek forca e dashurisë dhe e të mirës.

Gal Gadot ka rrëfyer se frymëzimin për t’i dhënë një ngjyrim kaq të butë dhe njerëzor personazhit të saj e ka gjetur pikërisht tek Lady Diana. Aso kohe aktorja pa një dokumentar për jetën e princeshës dhe ndikimin që pati tek ata që e donin dhe e përkrahën.

“Kur pashë dokumentarin ndjeva diçka në zemër. Menjëherë mendova që Wonder Woman duhet të jetë Princeshë Diana”, ka përfunduar aktorja.

Pavarësisht intervistë së saj Gadot ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj si protagoniste e serisë së tretë të serialit.

Klan News