I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shpalosur planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Europës.

“Sot informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim”.

“Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, shkruajti Lajçak në rrjetin social Twitter./klankosova