#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 19:00, data 27 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Enita Mema

Headlines Klan Plus 27 Mars

Jorgo Goro dorehiqet nga detyra si kryetari i Bashkisë Himarë. Letra e doreheqjes i është drejtuar Këshillit Bashkiak ne shkrese ai pretendon se arrestimi i tij eshte absurd. Goro eshte shtruar ne spitalin e burgut pasi shfaqi probleme me zemren ne paraburgim.

Sistemi i adresave dhe gjendja civile pritet te pësojnë reformim te thelle. Ministri i Brendshëm tha se nuk mund te vazhdohet me ne këto kushte, ndersa kërkoi nga qytetaret te deklarojnë vendbanimin real.

Në Elbasan u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021. 3 ekspertet, sipas vendimit te gjykatës, do te përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.

Hapen aplikimet per subvencionet ne Bujqësi. Fermeret, qe ne diten e pare kane pasur interes te shtuar per kete skeme.  Sipas ministrisë se Bujqesise, me risite e këtij viti, pritet te perfitojne 75 mije fermere.

Rrymat ajrore kanë sjell me vete edhe rërën sahariane, e cila këtë të mërkurë ka ‘pushtuar’ vendin.  Sipas ekspertëve prania e këtij fenomeni do të na shoqeroje deri diten e Premte.