Lajme nga bota, Mbreti Hasani II, Maroku (26 Korrik 1999)



Lajme nga bota, Mbreti Hasani II, Maroku (26 Korrik 1999)

15:05 26/07/1999

Lajme nga bota: Ka përfunduar ceremonia e varrimit të Hasanit II të Marokut. Trupi i tij është vendosur në Mauzoleumin e Rabatit ku ndodhet dhe trupi i të atit të tij. Trupin e tij për në banesën e fundit e kanë shoqëruar Presidenti Amerikan Bill Klinton, Shirak, Barak, Arafat, Presidentët e Algjerisë e Egjiptit, Mbreti Abdulla i Jordanisë dhe familja mbretërore e Spanjës.

Sot personalitetet botërore janë larguar nga Maroku, ndërkohë që pranë mbretit të sapo kurorëzuar Muhamed ka qëndruar familja mbretërore spanjolle. Huan Karlos shpjegon se ashtu si Hasani II ka qënë vëllai i madh për mua ashtu do jem dhe unë për Muhamedin. Dhe kështu do të vazhdojnë marrëdheniet tona dhe vendeve tona./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori







Të ngjashme