Lajme nga bota Ocalan, Rusi, Gedafi (6 Dhjetor 1998)

Lajme nga bota Ocalan, Rusi, Gedafi (6 Dhjetor 1998)

11:42 06/12/1998

Lajme nga bota : Udhëheqësi i Kurdëve Abdullah Ocalan deklaroi se është gati të dalë në gjyq para një trupi gjykues ndërkombëtar.Ndërkohë Turqia e kundërshton këtë gjë.

Në Rusi kryhen votimet për të zgjedhur një administratë të re për qytetin më të madh të Rusisë Petersburg. Rreth 5000 policë u vendosën jashtë qëndrave të votimit pasi nëpër rrugë fushata elektorale u shoqërua me vrasje.

Sot Qipro Turke ka zgjedhje të cilat do të vendosin për Asamblenë Legjistlative që përbëhet nga 50 deputetë. Deri tani sondazhet flasin për Partinë e Unionit Nacional.

Pozitiv takimi mes Kofi Anan dhe Gadafit ne Libi. Kofi Anan ka deklaruar se qëndrimi i Libisë nuk është më aq i ngurtë si më parë por dhe pritja dhe ngurimi i Kadafit është në favor të tij./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi