Do të qëndrojë 4 muaj qëndrim larg fushës së blertë

Pas këputjes së tendinës së Akilit, në çerekfinalet e Europianit ndaj Belgjikës, mbrojtësi Leonardo Spinazzola ka kryer operacionin e nevojshëm në një klinikë në Finlandë. Lajmi është konifirmuar nga futbollisti i Kombëtares italiane në rrjetet sociale. 

Ndërhyrja ka shkuar në mënyrë perfekte. Ju falënderoj të gjithëve që më keni qëndruar pranë, pasi jeni vërtetë të shumtë. Numërimi mbrapsht ka nisur, shihemi së shpejti”, shkroi Spinazzola në rrjetet sociale.

Mbrojtësi pritet që tashmë të rikthehet në Romë dhe të qëndrojë pushim për të paktën 4 muaj. Pas kësaj, ai do bashkohet me shokët e tij te Roma, ku do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit, Jose Mourinho. Ndërkohë, Spinazzola ka shfaqur interes për të qenë prezent në finalen e e Europianit në “Wembley”, gjithmonë nëse Italia kualifikohet. 

Klan News