lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 25 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 25 Mars 2024

Shqipëria humbet edhe Miqësoren me Suedinë. Sylvinho: I kënaqur me lojën pavarësisht rezultatit

Kombëtarja humbet edhe miqësoren e dytë para Europianit duke u mposhtur 1-0 nga Suedia. Trajneri Silvinjo thotë se është i kënaqur me lojën e skuadrës pavarësisht rezultatit. Sfida u transmetua pa pagesë në ekranin e Tv Klan.

Nis me debate Komisioni Hetimor për koncesionet ne shëndetësi. Rama dhe 5 ministra thirrën dëshmitarë

Nis me debate komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi. Palët ranë dakord që brenda 10 qershorit të thirren për të dëshmuar 16 përfaqësues të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Rama dhe 5 ministra e ish-ministra.

Gjykata e apelit nuk i jep leje Sali Berishës për të shkuar në kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë të mos ketë mundësi të marrë pjesë në seancat e parlamentit. Vendimi u mor këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme të Apelit që rrëzoi kërkesën e tij.

Avokatët akuzuan se po shkelet Kushtetuta e vendit.

Vigjilja e pashkës, Hasani pritet nga Papa Francesku në Selinë e Shenjtë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani pritet në një takim të veçantë Vatikan nga Papa Francesku. Kryediplomati shqiptar takoi edhe kryepeshkopin Gallager si dhe mori pjesë në një konferencë për dialogun dhe Vëllazërinë Fetare për Paqen.

Dështon edhe takimi i dytë për dinarin në Bruksel. Beogradi akuzon Prishtinën

Ka dështuar edhe tryeza e radhës e dialogut e ndërmjetësuar nga Brukseli mes Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb. Përfaqësuesit e Beogradit akuzuan Prishtinën për mos gjetjen e kompromisit.

Miratohet rezoluta e Kinës dhe Rusisë për armëpushim në Gaza. SHBA nuk vendos veto

Miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një rezolutë propozuar nga Kina dhe Rusia ku kërkohet një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirim i të gjithë pengjeve izraelite. Për herë të parë SHBA nuk vendosi Veto. /tvklan.al