#Lajme, #edicioniinformativ ora 00:15 data 25 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 24 Nëntor 2022

200 kg kokainë nga Kolumbi në Fier, zbulohe laboratori në Frakull. 15 persona të arrestuar.

Kapen 200 kilogramë kokainë në një laborator droge në Fier gjatë një operacioni drejtuar nga SPAK dhe DEA amerikane. Droga trafikohej nga Kolumbia në Malin e Zi përmes plehrave kimikë dhe përpunohej në Frakull. Arrestohen 15 persona.

Kuvendi miraton marrëveshjen për Portin e Durrësit. Akuza të ashpra mes Ramës e Berishës.

Kuvendi miratoi pas një seance maratonë marrëveshjen për portin e Durrësit. Berisha akuzoi Ramën se po u pervetëson shqiptarëve 200 mije metra katrorë truall, por kryeministri tha se investimi e kthen Durrësin në portin më të madh turistik të rajonit.

Përmirësohet situata në Shkodër, por 1130 hektarë tokë ende nën ujë.

Ndërprerja e reshjeve të shiut ka përmirësuar djeshëm situatën e përmytjeve në veri të vendit. Sipërfaqja e tokave të përmbytura në shkodër është tkurrur në afro 1 mijë hektarë, ndërsa në Lezhë 4 banesa janë ende te rrethuara nga uji.

Apeli cakton masën e dytë për Bllakon, rrëzohet kërkesa për Lefter Kokën.

Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi masën e dytë arrest e burg ndaj ish-deputetit Alqi Bllako për shpërdorim detyre për inceneratorin e Elbasanit. Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për ndryshimin e mases se sigurisë.

Dalin pamjet e tunelit që u hap për të grabitur banken te ‘’Zogu i Parë’’.

Dalin pamjet e tunelit që u hap për të grabitur bankën te bulevardi Zogu I Parë në shkurt të këtij viti. Grabitësit kishin hapur 10 metra tunel, ndërsa hetuesit thonë se për hapjen e tij janë dashur disa javë punë.

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës, arrin në nivelin e muajit Shtator.

Vendimi i administratës Bajden për të ulur sasinë e naftës bruto për rezerva, po ndikon pozitivisht në bursat botërore. Çmimi i një fuçi nafte ra sërish duke arritur në kuotën më të ulët që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë.  

/tvklan.al