#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 29 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 29 Mars 2023

2 të vrarë pas një sherri në Kavajë. Takimi për sqarim u mbyll me viktima.

2 persona mbetën të vrarë pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë pas një sherri mes tyre, ku njëri përdori thikën dhe tjetri një pistoletë. Viktimat u takuan të sqaroheshin për një konflikt të vjetër, por fjalët ua kanë lënë vendin armëve.

Dubai, çerdhja e të kërkuarve shqiptarë. SPAK, i shqetësuar se nuk ekstradohen.

Dubai është shndërruar ne çerdhen e shqiptareve me te kërkuar nga drejtësia. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit ngre shqetësimin se autoritetet atje po refuzojnë ekstradimet, duke penguar drejtësinë.

Rama: Paga mesatare, 900 euro brenda 2 vitesh. 5 mijë lekë shtesë çdo muaj për pensionistët

Qeveria miraton planin e ri për sistemin e pagave në administratë. Kryeministri Rama thotë se paga mesatare do te behet 900 euro brenda 2 vitesh. Pensionistet do te marrin 5 mijë lekë shtesë në prill nga taksa e prodhuesve te energjisë.

Berisha: Shpërblimi për pensionistët në prag zgjedhjeve, shkelje e kodit elektoral

Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se shpërblimet për pensionistët po jepen për shkak të zgjedhjeve duke shkelur Kodin Elektoral. Berisha e akuzoi Ramën edhe për spastrim etnik te shqiptareve dhe ushtrim terrori ndaj bizneseve.  

Papa Francesku shtrohet në spital. Vatikani: Kontrolle të planifikuara

Papa Francesku është shtruar sot në një spital të Romës duke anuluar aktivitetet edhe për 2 ditët e ardhshme. Sipas Vatikanit ai po kryen disa kontrolle te planifikuara me parë. Mediat shkruajnë se gjendja e tij nuk është shqetësuese.

/tvklan.al