#Lajme, #edicioniinformativ ora 00:00 data 7 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 7 Nëntor 2022

Tensionohet situata në veri të Kosovës. Serbët largohen nga institucionet.

Mbetet e tensionuar situata në veri të Kosovës. Serbet protestuan sot në Mitrovicë pas braktisjes së institucioneve të policëve dhe krerëve të komunave. BE bën apel për qetësi ndërsa NATO thotë se është gati të ndërhyjë.

Rama: Nuk do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Mediat dhe aleanca e rublave dezinformojnë qytetarët.

Kryeministri Rama akuzon opozitën se qëndron pas dezinformimit të opinionit publik, lidhur me rritjen e taksave në paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Ai garanton se nuk do të ketë rritje gjobash për biznesin e vogël.

Ngujon me dhunë për 6 vjet familjen, arrestohet 52-vjeçari. Gruaja e fëmijët jetonin në kushte të rënda.

Një 52-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi për 6 vite mbajti me dhunë të ngujuar në shtëpi bashkëshorten dhe 2 fëmijët në kushte të rënda. Për shkak të bindjeve të tij radikale ai nuk lejonte që fëmijët të shkonin në shkollë.

Kokaina në Durrës, gjykata në Durrës vendos 45 ditë burg për 3 të arrestuarit.

Gjykata e Durrësit la sot në burg për 45 ditë, 3 te arrestuarit pas zbulimit të më shumë se 33 kilogramë kokainë në port. 2 specialistët e skanerit dhe administratori i kompanisë i mohuan akuzat përpara gjykatës.

Ashpërsohet fushata për zgjedhjet në SHBA. Trump paralajmëron kandidaturën për President.

Ashpërsohet fushata e zgjedhjeve për rinovimin e dy dhomave të Kongresit amerikan. Vëmendja është përqendruar tek shtetet e lëkundura dhe në fushatë kanë dalë edhe ish-presidentët. Tramp paralajmëron futjen në garën presidenciale.

Nis sonte ‘’Zemër Luana’’në ekranin e Tv Klan. Argëtim, muzikë, lojëra dhe personazhe të njohur.

Nis mbrëmjen e sotme në ekranin e Tv Klan spektakli “Zemër Luana” i autores dhe moderatores Luana Vjollca. Nuk do të mungojë argëtimi, muzika, lojërat dhe personazhe që do të rrëfehen në një program për të gjitha familjet shqiptare./tvklan.al