Spiker: Reis Çiço

Headlines 7 Prill 2024

Zbulohen propozimet e opozitës për “zgjedhoren”: Koalicione parazgjedhore, lista të përbëra kandidatësh

Zbardhen për herë të parë propozimet e opozitës për reformën zgjedhore. Në një intervistë për Tv Klan, Oerd Bylykbashi thotë se do të kërkohet rikthimi i koalicioneve parazgjedhore me listë kandidatësh të përbërë dhe të përbashkët.

Zbardhen 3 shpërthimet më eksploziv të mobilerisë, pranga 48-vjeçarit. Tv Klan publikon pamjet e ngjarjes

Policia e Durrësit arrestoi një 48-vjeçar të akuzuar se i ka vendosur 3 herë tritol një mobilierie në zonën e Rrashbullit. Tv Klan ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku ai shihet i maskuar teksa hedh lëndën plasëse përpara biznesit.

Mediat Britanike rekomandojnë Ksamilin: “Maldivet e Europës” i keni 50 paund larg

Mediat britanike vijojnë t’i bëjnë jehonë turizmit shqiptar. Ato rekomandojnë Ksamilin duke e konsideruar si “Maldivet e Europës”, të cilin mund ta arrijnë me një fluturim që do t’u kushtojë vetëm 50 paund.

Izraeli tërheq forcat tokësore nga jugu i Gazës. Protesta masive kundër Netanjahut

Ushtria izraelite deklaron tërheqjen nga jugu i Rripit të Gazës në prag të nisjes së negociateve për gjetjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Në Tel Aviv mbahen protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Netanjahu.

Zbulohet rezidenca e Anglisë në “Euro 2024”. Qëndrimi në resort golfi do t’i kushtojë 1 mln paund

1 milion paund do t’i kushtojë Federatës Angleze të Futbollit qëndrimi gjatë Europianit që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Ata kanë prenotuar një resort golfi ku fusha stërvitore është e vendosur në mes të pyllit. /tvklan.al