Silvester Stalone ka siguruar fansat e tij se është gjallë, i lumtur dhe i shëndetshëm, pas një mashtrimi në internet ku thuhej se ai kishte vdekur.

 “Ju lutem injoroni këtë budallallëqe… Jam gjallë dhe i shëndetshëm… ende i fortë!”

Mashtrimi mbi vdekjen e tij kishte qarkulluar edhe 18 muaj më parë, megjithatë shumë nga fansat u shqetësuan kur e dëgjuan këtë gjë për herë të dytë.

Herën e parë, lajmi i rremë doli në shtator të vitit 2016, ku thuhej se ikona e Hollivudit kishte ndërruar jetë në shtëpinë e tij pas një beteje të gjatë me kancerin.

E njëjta gjë ka ndodhur ndër vite edhe me yje të tjerë të Hollivudit si Angeline Jolie, Vin Diesel, Nicolas Cage, Jim Carrey dhe John Cena./tvklan.al