Lakers zhgënjen sërish në NBA



Lakers zhgënjen sërish në NBA

15:58 16/04/2021

Curry nderon Golden State, Antetokoumpo rikthen buzëqeshjen te Bucks

NBA amerikan ka zhvilluar katër takimet e radhës. Ekipi i Boston Celtics fitoi 121-113 ndaj Lakers në përballjen e dy prej skuadrave legjendare, sfidë që tregoi edhe njëherë limitet e kampionëve në fuqi të Lakers.

Ndeshje e shkëlqyer e Jaylen Brown, që realizoi 40 pikë, ndërsa te Los Angeles Lakers mungoi lojtari lider. Mungesa të rëndësishme ato të LeBron James e Davis, që duket se janë edhe faktor kryesor në këtë ecuri të dobët të Lakers.

Tjetër ndeshje e shkëlqyer për Stephen Curry, që realizoi 33 pikë në fitoren 119-101 të Golden State ndaj Cleveland. Rikthimi në fushë i Giannis Antetokounmpo (15 pikë) sjell fitoren për Milwaukee, që mundi 120-109 Atlanta Hawks. Shënuesi më i mirë për Bucks ishte Holiday me 23 pikë.

Fiton edhe ekipi i Phoenix Suns, që mundi 122-114 Sacramento dhe konsolidon vendin e dytë në Perëndim. Ayton me 26 pikë e 11 rebound si dhe Booker me 23 pikë bënë diferencën për Phoenix në këtë sfidë.

Klan News







Të ngjashme