Përcillet sot për në banesën e fundit publicisti dhe gazetari i njohur Andrea Stefani, i ndarë nga jeta të shtunën pas një sëmundje të rëndë.

Homazhet janë zhvilluar në mjediset e Radiotelevizionit Publik Shqiptar, ku u vendosën kurora me lule pranë trupit të tij. Të pranishëm kanë qenë familjarë, miq e kolegë të gazetarit, përfaqësues të politikës./tvklan.al