Presidenti i Bracelonës dëshiron që trajneri i ekipit të mos largohet në fund të sezonit

Presidenti i Barcelonës, Hoan Laporta shpreson që trajneri Çavi Hernandez të vazhdojë që të jetë te blaugranat edhe pas përfundimit të sezonit.

Në një intervistë për sportiven “Mundo Deportivo:, numri 1 i blaugranave u shpreh se kishte vlerësim për trajnerin e PSG, Luis Enrike.

 “Më pëlqen Luis Enrique, ai është shumë i zoti, por ne nuk folëm me të apo me ndonjë trajner tjetër pasi respektojmë Çavin. Më pas ai u pyet për shanset e Hansi Flick për të ardhur në Katalonjë, nisur nga zërat e vjetër që e lidhin teknikun gjermanin me klubin. Unë jam mik i mirë me agjentët Pin Zahavi dhe me Zhorge Mendes. Ata janë agjentë që i njoh prej kohësh. Por unë u kam thënë: Mos këmbëngulni sepse ne do të jemi me Çavin deri në fund të sezonit.”

Në klubin blaugrana janë disa emra që po shqyrtohen për t’u ulur në stol.

Në listën e kandidatëve përfshihen Flick, Roberto de Zerbi, Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsmann, por qëndrimi i Laportës tregon për një ftohje të interesit.

Presidenti e pranoi se realisht nuk ishte shumë i përqendruar në gjetjen e një trajneri të ri, pasi tekniku aktual ka besimin e plotë të tij.

“Nëse Çavi dëshiron që të ikë, ata që realisht duan që të vijnë te Barça do të duhet që të presin”, e bëri të qartë ai.

Klan News