“Las Vegas Magic Festival”, një produksion ndërkombëtar në turneun e 2024 ka përfshirë dhe Shqipërinë. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj teksa priti në Tiranë disa nga talentet e këtij eventi botëror.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që në Tiranë kemi “Las Vegas Magic Festival”. Këta magjistarët unë i njoha me vonesë duhet t’i kisha takuar më përpara që të mos kisha bërë operacion se do i kishin shëruar këta të gjitha, por përtej humorit do të kënaqen fëmijët e çdo moshe nga 1 deri në 100 vjeç. Jam shumë i lumtur që një ekip që ka ardhur nga disa vende të Europës dhe botës, këtë tur e ka sjellë edhe në Tiranë. Shumë faleminderit Uardës dhe gjithë skuadrës simpatike. Kalamajtë do kënaqen me bukurinë që sjell magjia, arti dhe skena. Por unë besoj që edhe ne si qytet kemi nevojë për pak pushim. Është momenti kur ka ndërruar stina, kur kemi energji të reja dhe më vjen mirë që kjo trupë me kaq shumë energji pozitive dhe entuziazëm na ka nderuar në Tiranë.

“Las Vegas Magic Festival” do të kthehet në destinacionin e preferuar të familjëve e të rinjve në datat 5, 6 dhe 7 Prill në Tiranë.

Klan News