Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zgjedhur po ashtu të protestojë këtë të Mërkurë. Në Ditën e Punëtorëve, ata po marshojnë në rrugën e Rinasit, por pa bllokuar qarkullimin e automjeteve.


Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju”, “Atdheu është një pasuri që duhet ruajtur e mbrojtur”, “Të gjithë ata që duan Shqipërinë, mos të marrin arratinë”, janë disa prej mesazheve që kanë shkruar në pankarta, banera apo bluza protestuesit.

Kauza e tyre lidhet me shpopullimin, largimin masiv të të rinjve jashtë vendit vitet e fundit.

Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm, mësuesit kanë dalë po ashtu në protestë para Kryeministrisë duke kërkuar arsim më cilësor dhe rritje pagash./tvklan.al