Për lojtarin e Interit interesohet, Manchester United

Më 22 Gusht të vitit 1997, në qytetin Bahia Blanka në Argjentinë lindi, Lautaro Martinez, i cili 22 vjet më pas ka ngjallur interesin e ekipeve më me emër në futbollin  europian.

Martinez është duke ndjekur gjurmët e sulmuesit argjentinas dhe të një legjende të gjallë tek Interi, siç ishte Diego Milito. 22-vjeçari e nisi karrierën e tij në Argjentinë, tek ekipi modest i Liniers dhe më pas tërhoqi vëmendjen e skuadrës  Racing Club, ku në 60 ndeshje të luajtura, shënoi 27 gola.

Me një kontratë e cila zgjati për 4 vjet me klubin argjentinas, Martinez tashmë shihej si një lojtar i etur për të shënuar në ligat më të forta në Europë. Kjo tashmë nuk ishte vetëm një ëndërr për 22-vjeçarin, pasi ai në vitin 2018 firmosi një kontratë me ekipin italian Interin, ku ju besuar numri 10.

Lautaro Martinez  arrit të shkëlqejë tek ekipi zikaltër, duke zbehur kështu edhe figurën e një tjetër futbollisti argjentinas, siç ishte kapiteni  Mauro Icardi. Me largimit e këtij të fundit, Martinez përveç se është kthyer në golashënuesin më të mirë tek Interi në këtë fillim sezoni, por tashmë trajneri Antonio Konte shpesh herë i ka besuar edhe shiritin e kapitenit. Një privilegj ky që për një 22-vjeçar do të thotë shumë. Lautaro shihet si pasardhësi i Diego Militos, i cili u kthye në një personazh protagonist në fitimin e tripletës me Interin në vitin 2010 nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.  22-vjeçari argjentinas pëlqehet shumë edhe nga ylli i katalanasve, Lionel Messi, i cili e dëshiron me çdo kusht të riun në ekip.

Dhe pak kohë na ndajnë nga merkatoja e dimrit, ku shumë ekipe kërkojnë të forcojnë repartet e tyre. Barcelona do hidhet në aksion për të blerë kartonin e 22-vjeçarit argjentinas, ndërkohë që në garë janë dhe “djajtë e kuq” të Manchester United, ku mësohet se kanë i bërë gati një ofertë rreth 100 milionë euro në tavolinë ekipit italian.

Klan Plus