Detyrim paraqitje ka vendosur Gjykata e Durrësit për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Arben Isaku.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në legalizimin e një sipërfaqeje toke truall në bregdet me dokumente të falsifikuara.

E njëjta masë sigurie u dha edhe për dy punonjësit e tjerë me detyrë ekonomist dhe specialist pranë kadastrës, të cilët dyshohet të jetë të implikuar në falsifikim.

Arben Isaku, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNI-t, u vetëdorëzua një ditë më parë në polici. /ABC News