Një tërmet me magnitudë paraprake 6.0 të Shkallës Rihter lëkundi mëngjesin e kësaj të hëne ishullin e Kretës, në Greqi. Tërmeti ra në orën 09:17 me orën lokale.

Lëkundjet sizmike e kishin epiqendrën 15 kilometra nga Ano Arhanes dhe 25 kilometra nga Irákleion. Thellësia e valëve sizmike ishte 10 kilometra.

Mediat vendase raportojnë se lëkundjet sizmike kanë shkaktuar mjaft dëme në ndërtesat në Agies Paraskies dhe Patsidero.

Po ashtu në Profitis Ilias, gurët ranë mbi një makinë duke plagosur lehtë personat që ndodheshin në të.

Autoritetet mësohet se kanë urdhëruar evakuimin e shkollave në zonat pranë epiqendrës./tvklan.al