Tajvani është goditur nga një prej tërmeteve më forta në 25 vjet, lëkundje me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter. Zyrtarët atje konfirmuan se të paktën 7 persona kanë humbur jetën, teksa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën në terren për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Deri më tani numri të plagosurve është 711.

Epiqendra ishte rreth 18 kilometra nga qyteti jugor i Tajvanit, Hualien. Në zonat  malore të këtij qyteti pati rrëshqite masive të dheut, duke shkaktuar dëme të mëdha. Lëkundjet u ndjenë në shkallë të gjerë, ndërsa fillimisht pati paralajmërime edhe për cunami në ishujt dhe shtetet fqinje. Pas lëkundjes fillestare, autoritetet vendase thanë se janë regjistruar edhe 101 paslëkundje të tjera.

Lëkundjet e forta rrëzuan disa ndërtesa në kryeqytet dhe zonat përreth. Frika është se shumë njerëz mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja sidomos pranë epiqendrës.

Japonia dhe Kina ishin shtetet e para që ofruan ndihmë për Tajvanin. Presidentja Tsai Ing-wen shprehu falenderimet e saj për mbështetjen ndërsa tha se në rrugë do të dilte edhe ushtria në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish./tvklan.al