Leonardo Di Caprio protagonist në filmin e ri të “Another Round”



Leonardo Di Caprio protagonist në filmin e ri të “Another Round”

20:40 28/04/2021

Filmi komedi-dramë në gjuhën daneze, “Another Round,” tashmë do të xhirohet edhe në gjuhën angleze.

Fituesi i Oskar si “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, bazohet te historia e katër mësuesve që konsumojnë alkool çdo ditë dhe tregon se si ndikon kjo në jetën e tyre profesionale dhe personale. Produksioni danez “Another Round”, një sukses mes shikuesve dhe kritikëve është përzgjedhur edhe për Festivalin e Filmit në Kanë që nuk u zhvillua.

Në versionin e ri të filmit do të jetë aktori i famshëm  Leonardo Di Caprio ai që do të luajë rolin e protagonistit, Martinit. Në versionin origjinal të fimit rolin e protagonistit e ka luajtur Mads Mikkelsen.

Ndërkohë nuk është konfirmuar akoma se cili do të jetë regjisori apo skenaristi për këtë version që do të vendosë në zbatim këtë film. Filmi “Another Round”, përpos çmimit Oscar triumfoi edhe në të njëjtën kategori në çmimet Bafta.

Klan News







Të ngjashme