Leonardo DiCaprio është padyshim një nga aktorët më të njohur në mbarë botën dhe mjaft i admiruar dhe i pëlqyer sidomos nga femrat.

DiCaprio ka lindur më 11 Nëntor 1974 dhe pikërisht sot ai feston ditën e tij të lindjes dhe mbush 45 vjeç.

Karriera e tij në aktrim ka nisur që në moshën 16-vjeçare dhe roli i tij i parë ishte në serialin “Parents in blue jeans”.

Por përveçse në kinematografi, në vitin 1998 ai themeloi fondacionin “Leonardo DiCaprio”. Bëhet fjalë për një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor.

Qëllimi kryesor është përhapja e vetëdijes për ngrohjen globale. Përmes fondacionit të tij, DiCaprio ka mbledhur miliona Dollarë për kauzën. /tvklan.al