Bayer Leverkusen vazhdon të jetë i pamposhtur duke bërë mrekullinë e radhës në një ndeshje që dukej se do të mbyllej me humbjen e parë, pas 44 të tillave ku nuk njihte disfatë. Skuadra e Xabi Alonsos ka barazuar 1-1 Dortmund ndaj Borusias në minutat shtesë të ndeshjes.

Leverkusen që tashmë është shpallur kampion i Bundesligës, për herë të parë në histori, hasi vështirësi përballë Borusias që po lufton për një vend në Champions League.

Dortmundi vendas u mendua se po i shkonte pranë një fitoreje të rëndësishme kur shënoi me Fullkrug 10 minuta para mbylljes së takimit.

Por ky Leverkusen ka treguar këtë sezon se nuk dorëzohet kurrë. “Aspirinat” gjetën golin e barazimit në minutën e 8-të të shtesës me Stanisiç, duke mos dalë pa pikë as nga kjo ndeshje.

Kjo ishte ndeshja e 45-të radhazi pa humbje e Bayer Leverkusen që përmirëson rekordin në skuadrat e 5 ligave kryesore europiane.

Në këtë javë të 30-të të Bundesligës, Bajerni i Mynihut fitoi lehtësisht 5-1 në transfertë përballë Union Berlinit. Bavarezët arritën në kuotën e 66-të pikëve duke ruajtur vendin e dytë.

Klan News