Kjo periudhë që po kalojmë më kujton fëmijrinë time ku ndodhnin gjykime të njëpasnjëshme ndaj njerëzve atdhetarë dhe të sakrificave, me këto fjalë dhe jo pa emocione nisi fjalimin lideri i partisë demokratike të Kosovës, bashkëpunëtori i ngushtë i Fatmir Limaj, i akuzur nga tribunali i Hagës për krime lufte.

Hashim Thaçi: “Egziston shqetësimi ynë, arsyet dhe motivet e këtij shqetësimi tani dihen botërisht. Reflektimi është jo i lehtë dhe për individin, edhe për partinë, edhe për procesin në shikim të parë, por mbi të gjitha është për shtetësinë e Kosovës dhe procesin në të cilin ndodhemi tani”.

Sipas Thaçit PDK si subjekt politik që udhëheq qeverinë e Kosovës, si pjesë përbërëse e mekanizmit institucional në Kosovë dhe duke qënë si kulturë e dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, konstaton me bindje të plotë se UÇK ka bërë luftë çlirimtare dhe jo krime mbi popullsinë civile.

Hashim Thaçi: “Partia demokratike e Kosovës ka pranuar dhe pranon juridiksionin e gjykatës së Hagës mbi krimet e luftës në Kosovë, por kjo nuk nënkupton që njeh edhe metodologjinë e udhëhequr nga logjika e denoncuesve. Krimet në Kosovë janë udhëhequr dhe kryer nga regjimi i Beogradit, nga strukturat politike, policore dhe ushtarake të saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zbatuar të gjitha rregullat e luftës, komfort konventave ndërkombëtare mbi luftën”.

Megjithatë ne do të përballemi me procesin, ka vazhduar Thaçi, ne do ti pezantojmë argumentet tona dhe jemi të bindur mbi të drejtën tonë. Më tejë ai shtojë se kemi pasur të drejtë të luftojme dhe nuk ka patur veper më humane se sa të luftohet ushtria dhe policia si dhe aparati i Millosheviçit në Kosovë dhe për këtë jemi krenarë. Në fund Thaçi ka falenderuar përkrahjen e kryeadministratorit Shtajner për deklaratën e Limaj për vetëdorëzim dhe iniciativën e tij për mundësimin e sjelljes së Limaj nga Lubiana në Prishtinë me një aeroplan special, por e tëra përfundojë dhe Limaj ende gjëndet në Lubjanë ku do të trasferohet në Hagë në ditët në vijim./tvklan.al