Liderja e opozitës në Bjellorusi: Më kërcënuan kur tentuan të më dërgonin në Ukrainë


Liderja e opozitës në Bjellorusi: Më kërcënuan kur tentuan të më dërgonin në Ukrainë

01:30 11/09/2020

Liderja e opozitës në Bjellorusi ka folur pas tentativës për ta depërtuar me forcë në Ukrainë. Për mediat ndërkombëtare, Maria Kolesnikova është shprehur se ka qenë e frikësuar ditën kur agjentët e rrëmbyen në qendër të Minukut dhe tentuan ta nxirrnin jashtë vendit pa dëshirën e saj.

Nëpërmjet avokatit të saj, liderja e opozitës ka thënë oficerët e sigurisë i kishin vendosur një qese mbi kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin.

Ajo tani po kërkon një çështje penale kundër forcave të sigurimit Bjellorus duke përfshirë KGB, tha avokati i saj. “Më thanë se nëse nuk largohesha vullnetarisht nga Republika e Bjellorusisë, do të më nxirrnin gjithsesi, gjallë ose copa-copa. Pati gjithashtu kërcënime për të më burgosur me deri 25 vjet“, mësohet të ketë thënë ajo.

Lidhur me deportimin e saj me forcë drejt Ukrainës, Kolesnikova është gati për të hapur një çështje gjyqësore.

Maria Kolesnikova është një nga përfaqësueset më të rëndësishme të opozitës në Bjellorusi, ku së bashku me kandidaten për presidente, Svetlana Tikhanovskaya, garuan kundër Aleksandër Lukashenkos dhe pretendojnë se kanë fituar./tvklan.al





Të ngjashme