Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ishte në fokusin e emisionit “Opinion” në Tv Klan, për të zbuluar anën ndryshe të këtij qyteti të magjishëm.

Sokaku i të Marëve ishte një nga ndalesat e gazetarit Blendi Fevziu. Kjo rrugë, që ndoshta ka emërtimin më të çuditshëm në botë, lidh dy nga shtëpitë më të rëndësishme në qytet, atë të shkrimtarit Ismail Kadare dhe ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por përse quhet kështu?

“Thuhet se ka pasur dhe të marrë në këtë lagje, dhe ka pasur me të vërtetë”, shpjegon profesori gjirokastrit Odhise Çerkezi, i cili sqaron se gjatë stinës së Dimrit, ky sokak ka qenë i shtruar me zall dhe jo me gurë.

Ujërat që vinin merrnin dhe gurët me vete dhe rrëzoheshin gurët dhe bëhej zhurmë që krijonte kakofoni. Ndërsa në Verë dhe kur ishte pa shi, kalonin të dehurit dhe duke ecur merrnin me vete gurë. Kishte dhe që rrëzoheshin. Por i dehuri sado që të rrëzohet nuk vritet. Merrnin me vete këto gurë dhe i ka mbetur sokaku i të marrëve”, thotë Çerkezi.

Në kohën e komunizmit, sokaku i të marëve quhejt rruga e pionerëve, siç shpjegon dhe profesor Çerkezi, sepse pak më sipër ndodhej shtëpia e Enver Hoxhës. /tvklan.al