Tregu mediatik në Shqipëri vijon të përballet me probleme që lidhen me vetëcensurën, presionin politik dhe korrupsionin. Një raport i publikuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi në Ditën Botërore të Lirisë se Medias, thekson se 40% e gazetarëve nuk ndjehen të sigurt për të ardhmen e tyre, ndërsa 17% nuk kanë një kontratë pune.

Duke cituar këtë raport shefi i zyrës se marrëdhënieve me publikun pranë ambasadës se SHBA-së, tha se e vërteta mbetet një sfidë e hapur për gazetarët.

Brian Beckman, shef i zyrës se marrëdhënieve me publikun pranë ambasadës se SHBA: 

41% e të intervistuarve besonin se të gjitha mediat vetëcensurohen dhe 36% mendonin se kishte vetcensurë.Ne si ambasadë e SHBA kemi interesit të madh të shohim median e lirë dhe të pavarura që të ketë sukses në Shqipëri.” Presioni politik,korrupsioni dhe mungesa e financimeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët praktikuan vetë censurën sipas raportimeve.

Sipas raportit ku morën pjesë 800 profesionistë të medias, 1 në 3 të anketuar janë kërcënuar verbalisht apo fizikisht gjatë kryerjes së punës së tyre.

Për situatën e medias në Shqipëri ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, teksa shpreh shqetësimin se shtypi ështe pjeserisht i lire.

“Mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante”,

shkruan Meta, teksa inkurajon gazetarët të denoncojnë dhunën, shantazhin e presionet.

Një tjetër konferencë u zhvillua nga Autoriteti i Mediave Audiovizive në 20 vjetorin e krijimit të saj. Një botim për mediat në Shqipëri nxori në pah se TV vijon të jetë mediumi më i preferuar nga shqiptarët me 51% të audiencës.

Tv Klan