Tre protestuesit që u ndaluan pas përplasjes me policinë e Fierit në protestën e së shtunës janë lënë të lirë. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Pëllumb Isufajn, i cili akuzohet se goditi një polic me gur duke e lënë të plagosur.

Ndërsa është dhënë masa detyrim paraqitje për Enkeled Kafranin dhe Vladimir Zykajn. Gjyqtari Pirro Sota shqyrtoi me kërkesë të avokatit mbrojtës të Pëllumb Isufajt disa pamje filmike dhe doli në përfundimin se ai nuk ka qëlluar me gurë drejt policisë. Për këtë arsye u vendos masa “arrest shtëpie” për Pëllumb Isufajn.

Ky i fundit akuzohet se ka plagosur në kokë efektivin e FNSH-së Arenit Karemanin në protestën e organizuar në fundjavë në Fier. /abcnews.al