Kërkesat në adresë të UEFA-s nuk kanë të ndalur nga kombëtaret pjesëmarrëse në Kampionatin Europian. Së fundmi janë Anglia dhe Skocia ato që kanë ngritur një shqetësim në lidhje me ngjarjen e kësaj vere. Gjithçka ka të bëjë me listat përfundimtare të futbollistëve, të programuara për tu dorëzuar të premten e 7 Qershorit.

Kombëtarët luajnë vetëm dy orë para dorëzimit të emrave në UEFA takime miqësore dhe në arsyetimin e tyre, do të kenë shumë pak kohë për të vlerësuar një dëmtim të mundshëm në radhët e skuadrës të gatshëm për në kampionatin Euro2024.  

Anglia luan kundër Islandës në Wembley ndërsa Skocia përballet me Finlandën në “Hampden Park”. Megjithatë, nuk ka gjasa që UEFA ta zhvendosë afatin, sepse rregulloret e tyre thonë se skuadrat përfundimtare duhet të regjistrohen shtatë ditë para fillimit të turneut.

Gjithashtu brenda rregullave ekzistuese të UEFA-s që lojtarët mund të zëvendësohen në skuadra në çdo kohë deri në ndeshjen hapëse të turneut për sa kohë që ka prova mjekësore që ata kanë një dëmtim që i pengon ata të luajnë.  

Çështja do të diskutohet në një takim të Komitetit Kombëtar të Garave të UEFA-s të hënën, ku në fokus është edhe numri i lojtarëve të grumbulluar. Shumë federata mbështesin listat me 23 lojtarë, aq sa kërkon edhe UEFA, ndërsa të tjerë duan që kjo të zgjerohet në 26. Euro2024 që do të luhet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik do të transmetohet ekskluzivisht në TV kombëtar KLAN.

Klan News