LISTA E PLOTË/ Cilat janë bizneset që do të hapen nga dita e nesërme


LISTA E PLOTË/ Cilat janë bizneset që do të hapen nga dita e nesërme

15:04 19/04/2020

Duke filluar nga dita e nesërme (20 Prill 2020), Qeveria ka vendosur të lejojë hapjen e disa bizneseve të cilat kanë qenë të mbyllura për shkak të pandemisë së COVID-19.

Listës së bizneseve të lejuara i shtohen 556 lloje të tjera, të tilla siç janë tregtia e veshjeve dhe artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiakeve, automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, kafshëve, bimëve, përpunimit të naftës, parfumerisë dhe kozmetikës etj.

⬇️ Lista e plotë e aktiviteteve të hapura

Lista e biznesve që do të lejohen të hapen nga e hëna prej orës 05:30 deri në orën 17:30, është publikuar në portalin e-Albania.

Autoritetet kanë deklaruar se këto biznese do të duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë, për punonjësit por dhe klientët. Ambienti i punës duhet të jetë i dezinfektuar dhe stafi do të duhet të përdorë maska e doreza, si dhe të respektohet distanca e sigurisë.

Ndërkohë do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura baret, restorantet, parukeritë, qendrat tregtare dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët. /tvklan.al




Të ngjashme