Listat e votuesve që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të qershorit kanë marrë rrugën sot drejt zyrave të Gjendjes Civile ku do të saktësohen emrat e shtetasve me të drejtë vote. Deri më 6 prill në këto lista do të shtohen shtetasit që kanë mbushur moshën 18 vjeç nga 1 tetori 2000 deri më 17 qershor 2001. Nëpunësit e zyrave të Gjendjes Civile, sekretarët e bashkive do të evidentojnë gabimet ortografike të emrave, mbiemrave, atësinë dhe datëlindjen e zgjedhësve.

Nga listat do të hiqen të vdekurit dhe votuesit që kanë ndërruar shtetësinë. Në datat 20 prill deri më 25 maj, listat paraprake të votuesve do të rishikohen nga komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore. Sipas zëdhënësit të KQZ-së Dalipi, përpunimi përfundimtar i listës së votuesve do të kryhet në qendrën e informacionit financiar në mbikqyrjen e KQZ-së në datat 28 maj, 4 qershor.

Më 6 qershor listat do të gjenden pranë 100 komisioneve zonale zgjedhore. Listat e votuesve për zgjedhjet parlamentare të qershorit do të verifikohen dhe nga komisioni i sapongritur parlamentar, pozitë-opozitë me pjesëmarrjen e Ylli Bufit, Spartak Ngjelës, Spartak Brahos, Pavli Zëri, Vili Minarolli dhe Ylli Vejsiu./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame