Romës nuk i mjaftoi 90 minutëshi i dytë ndaj Liverpool për të realizuar edhe një herë mrekullinë.

Skuadra italianë e fitoi ndeshjen e kthimit 4-2 por nuk pati kohën e mjaftueshme për të barazuar rezultatin ë ndeshjes së parë për të shpresuar më pas tek shtesat. Liverpool kështu siguroi biletën për në finale aty ku do të përballet me Real Madrid.

Një natë më parë ishte Liverpool që shënoi pas një gabimi të italianëve. Mane autori i golit në minutën e 9. Gjashtë minuta më pas Milner shënon autogolin më të çuditshëm. Roma gabon sërish Wijnaldum shënoi për Liverpool. Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe. Roma nuk ndalej. Dzeko barazoi rezultatin teksa futbollistët e Romës shpenzuan shumë raste. Edhe në këtë takim arbritrat gabuan. Robertson preku topin me dorë por gjyqtari nuk akordoi penallti për Romën. Fundi i takimit ishte edhe me dramatik kur Roma shënoi 2 gola për 7 minuta.

Tv Klan