Lleshaj: Sistemi i adresave nuk prek zgjedhjet e 25 Prillit


Lleshaj: Sistemi i adresave nuk prek zgjedhjet e 25 Prillit

10:58 29/09/2020

“Qendrat e votimit nuk ndryshojnë”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përjashton mundësinë e ndryshimit të qendrave të votimit pa dëshirën e vetë zgjedhësve.

Në një dalje për mediat, Lleshaj ka sqaruar se Ministria e Brendshme po përditëson adresat e reja për të gjithë qytetarët, por se kjo nuk do të ndryshojë qendrat e votimit për zgjedhjet e ardhshme.

“Ka ndodhur që gjatë këtij censusi qytetarë të caktuar janë regjistruar në një adresë të ndryshme nga ajo që mund të kenë sot, kryesisht tek shtëpia e vjetër apo shtëpia e dytë e tyre. Megjithatë dëshiroj të ritheksoj me forcë: Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave nuk prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Qytetarët do të vijojnë të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme”.

Me përditësimin e adresave, hyjnë në fuqi edhe dërgimi i gjobave me postë në banesë.

Ndërkohë lidhur me largimin nga Ministria e Brendshme, Sandër Lleshaj tha se ai është në detyrë dhe në asnjë moment nuk ka dhënë dorëheqjen.

Tv Klan





Të ngjashme