Moskovitët kërkojnë nga 8 deri në 10 mln Euro, Juventus në ‘pole-position’

Kampionati Europian i kësaj vere do të jetë një vitrinë e rëndësishme për futbollistët më të mirë të kontinentit. Padyshim, këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët e kombëtares shqiptare, të cilët tashmë kanë përfunduar në listat e dëshirave të klubeve. Në fokus gjendet Mario Mitaj, talenti që ka mahnitur në kualifikueset e Europianit dhe në lupën e agjentëve të ndryshëm në miqësoren mes Shqipërisë dhe Kilit.

Pavarësisht se nuk është një emër që garanton gola dhe asiste, Mitaj shihet nga të gjithë si investim i duhur. Juventus ka bërë sondazhe të shumta, teksa tashmë Lokomotiva e Moskës që zotëron edhe kartonin e vlerëson nga 8 deri në 10 milionë Euro. Shifër që nuk do të ishte aspak problem për tu paguar nga bardhezinjtë, pasi 21-vjeçari konsiderohet edhe si pasues i Alex Sandro, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe nuk do të rinovohet.

Mitaj i ka përfundur sezonet e fundit me 0 gola dhe 0 asistime, me përjashtim të 6 pasimeve të fundit në sezonin 2021-2022. Përpos kësaj, 21-vjeçari përshtatet mjaft mirë në disa pozicione, si qendërmbrojtës, mesfushor me katër ose me 5 lojtarë, por edhe si mesfushor shkatërrues. Një lojtar që shihet si ideal dhe që premton gjëra të mëdha në të ardhmen.

Klan News