Pas finales së humbur në Wembley, për tifozët anglezë mbeti vetëm zhgënjimi. Pasi shpresat e tyre për fitimin e kampionatit europian për herë të parë u shuan në pritjen që i bëri Donnarumma penalltisë së Saka, përveç lotëve, tifozët britanikë lanë pas edhe mbeturina.

Në rrugët kryesore të Londrës, sidomos pranë stadiumit Wembley, situata ka qenë në kaos. Por dukej që situata nuk do të ishte e qetë për anglezët që para fillimit të ndeshjes. Në një video të publikuar duket qartë se si tifozët ecin mes plehrave në sheshin Leicester.

Anglia nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Europës. Këtë herë “3 luanët” ishin pranë realizimit të një ëndrre, sidomos pasi finalja luhej në Londër, megjithatë lojtarët anglezë nuk u treguan të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit./tvklan.al