Arkiva Lajme bota – Tv Klan 2000

Grozni tashmë në duart e rusëve, që mbrëm është konfirmuar lajmi që Grozni tashmë kontrollohet rreptësisht nga rusët. Zëdhënësi i qeverisë çeçene Udugov, ka deklaruar se forcat çeçene, janë larguar nga kryeqyteti i rrethuar Grozni. Kjo deklaratë i është bërë Udogovit nga vetë komandanti i forcave çeçene Shamil Barsajev, që mendohet të jetë i plagosur. Grozni i cili ka qenë i rrethuar nga forcat ruse, pas një rezistence të gjatë të forcave çeçene, ai sot është komplet i shkatërruar në duart e rusëve. Ofensiva ruse ndaj çeçenisë ka filluar që shtatorin e kaluar duke bërë që të vrarët e kësaj lufte të numërohen me mijra vetë.

Një tjetër tragjedi e aeroplanëve me pasagjer. Një aeroplan MD-80 i “Alaska Airlines”, me 85 veta në bord, është rrëzuar dje në mbrëmje në oqeanin Paqësor. Ai është rrëzuar në veri të Santa Barbaras duke lajmëruar më parë se kishte avari. Deri tani në kërkimet e të mbijetuarëve nuk ka dalë asnjë.

Burg i përjetshëm për Harold Shifman, doktori britanik që akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve të tij. Ai mendohet të ketë vrarë më shumë se sa 200 persona. Harold Shifman doktor prej 20 vjetësh i ka vrarë pacientët pacientët e tij me overdozë heroine. Gjyqi i tij si një nga më të mëdhenjtë të zhvilluar në Britani, solli shumë debate. Familjarët e viktimave kërkonin që Harold Shifman të paguante me kokën e tij çdo viktimë. Harold Shifman babi i 4 fëmijëve i ka mohuar të gjitha./tvklan.al