Luftë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve në qarkun e Elbasanit, si dhe bashkëveprim ndërinstitucional ka kërkuar prefekti i Elbasanit Qazim Sejdini. Në një takim në Drejtorinë e Policisë kryeprokuroret dhe kryegjyqtarët e rretheve, drejtues të disa drejtorive, kanë nisur nga ngjarja e ditëve të fundit. Prefekti Sejdini ka kërkuar mbyllje të çdo shtegu të paligjshëm të kufirit dhe trafiqeve në qarkun e Elbasanit. Prefekti ka kërkuar gjithashtu edhe ndëshkim të zyrtarëve të korruptuar, forcim të kontrollit doganor. Ndërësa drejtori i policisë Arben Jaca ka pohuar se goditjet e krimit të organizuar dhe trafiqeve janë prioritet i kësaj policie. Prokurori i rrethit Durim Bedini është treguar i rreptë me tatim taksat, sipas tij nuk janë evidentuar aktivitete e palicensuara, sidomos ato të lojrave të fatit. Kryetari i gjykatës Bujar Musta është shprehur se trafikantët janë dënuar me burgime të rrepta dhe të gjata gjithashtu. Ndërësa drejtori i Policisë Elektrike Bilbil Cani e ka akuzuar gjykatën për korrupsion. Bashkëveprimi do të nis që pas këtij takimi, por do të mbahen mend akuzat per tatim taksat dhe gjykatën për korrupsion./tvklan.al