Nëse kreu i renditjes është thuajse i përcaktuar, pasi Partizani vazhdon të ketë distancë prej 9 pikësh me vendin e dytë, lufta në Superligë po bëhet tejet e ashpër për mbijetesën.

Në javën e fundit, dy nga tre skuadrat që rrezikojnë, Luftëtari dhe Kastrioti, fituan. Gjirokastritët u rikonfirmuan si kundërshtari më i vështirë për Partizanin.

Për Mënerin, Kastrioti është ekipi që po surprizon në këtë fazë të fundit të sezonit.

Humbjet e Partizanit dhe Kukësit, habitën jo pak. Madje pati edhe aludime për një komplot të mundshëm për ta rizbritur Tiranën në Kategorinë e Parë.

Superliga do të rikthehet shpejt. Ndeshjet e javës së 28 do të luhen këtë të mërkurë. Tirana do të pushojë pasi duhet të luante kundër Kamzës, ndërsa ndeshje direkte për mbijetesë do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Luftëtarit. Laçi do të presë Kukësin, ndërsa flamurtari Teutën. Takimi më i rëndësishëm do të jetë Partizani–Skënderbeu.

Tv Klan